Shefi i inteligjencës ukrainase: Zyrtari i Kremlinit dëshiron të zëvendësojë Putinin

25/10/2022 17:06

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, gjatë një interviste për një gazetë ukrainase, ka folur rreth pushtetit në Kremlin gjatë fushatës së trazuar ushtarake të Rusisë.

Duke diskutuar pasardhësit e mundshëm të Vladimir Putin, ai hedh poshtë shanset e ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, duke thënë se ai “nuk ka asnjë shans”.

Ai thotë se Dmitry Patrushev, djali i ish-shefit të FSB-së, Nikolai Patrushev, “hipotetikisht” ka një shans për të marrë postin president.

Megjithatë, ai sugjeron se Sergey Kiriyenko, i parë gjerësisht si arkitekti i politikës së Kremlinit për aneksimin e territoreve të Ukrainës, është i prirur të zëvendësojë Putinin.

Por ai tregoi se zëvendës shefi i parë i kabinetit të Kremlinit dhe ish-kryeministri nuk ka gjasa të kërkojë të rrëzojë me forcë udhëheqësin ekzistues.

“Kiriyenko e sheh veten në karrige,” tha ai.

“Ai e sheh veten si pasardhës në një transferim kaq pak a shumë paqësor të pushtetit.”

Top Channel