Ndryshime në qeverinë britanike/ Kush është brenda dhe jashtë kabinetit të Rishi Sunak?

25/10/2022 18:38

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak po vazhdon riorganizimin e kabinetit të tij në ditën e parë të detyrës.

Ditën e sotme janë dhënë detyrat në qeverinë e Britanisë, ku disa mbetën të njëjtë, e disa u rikthyen sërish.

Vetëm pak orë pas marrjes së bekimit të Mbretit Karl III, gjë e cila zyrtarizoi marrjen e postit të kryeministrit, Sunak nisi formimin e kabinetit të tij.

Deri më tani, kush është brenda dhe kush është jashtë qeverisë së Rishi Sunak:

Jeremy Hunt ka mbajtur detyrën e tij si Kancelar i Thesarit

Dominic Raab është emëruar zëvendëskryeministër dhe Sekretar i Drejtësisë

Suella Braverman është kthyer si Ministre e Brendshme ( Dha dorëheqjen pak ditë më parë)

James Cleverly do të qëndrojë si Sekretar i Jashtëm (Pozicione në qeveritë paraardhëse)

Ben Wallace po e mban gjithashtu detyrën e tij si Sekretar i Mbrojtjes (Pozicione në qeveritë paraardhëse)

Grant Shapps është bërë Sekretar Biznesi (Ka shërbyer si Sekretar Transporti gjatë kohës së Johnson)

Nadhim Zahawi u emërua kryetar i Partisë Konservatore (Kancelar tek qeveritë: Truss dhe Johnson)

Oliver Dowden është bërë kancelar i Dukatit të Lancasterit (Miku i ngushtë politik i kryeministrit të ri)

Në emrat e përmendur më lart, vihet re se deputetët e përzgjedhur kanë punuar në qeveritë paraardhëse, me Boris Johnson dhe Lis Truss.

Gjatë ditës së sotme pati edhe ndryshime të tjera, ku disa prej deputetëve që mbanin pozicione të ndryshme në qeveri dhanë dorëheqjen.

Ndryshimesh përpara riorganizimit:

Jacob Rees-Mogg dha dorëheqjen si Sekretar Biznesi

Brandon Lewis është larguar nga posti i  Sekretarit të Drejtësisë

Ranil Jayawardena është jashtë si sekretar mjedisi

Sekretari i Nivelimit Simon Clarke gjithashtu la rolin e tij

Chloe Smith nuk është më sekretare e punës dhe pensioneve

Robert Buckland la postin e sekretarit të Uellsit

Kit Malthouse u konfirmua se nuk do të ishte më sekretare e arsimit

Top Channel