Gol “karambolesk” në Londër, tifozët e West Ham në festë

24/10/2022 22:28

West Ham ka kaluar në epërsi në sfidën shtëpiake ndaj Bournemouth. Skuadra londineze, në nevojë për pikë për t’iu larguar vendeve të fundit, ka zhbllokuar takimin në limitet e pjesës së parë.

Kurt Zouma dërgoi me kokë topin në rrjetën kundërshtare pas një rrëmuje në zonë, gol që u konfirmuar edhe nga teknologjia VAR, pavarësisht protestave të miqve për një prekje me dorë.

Festë në “London Stadium” dhe avantazh tepër i rëndësishëm për skuadrën e David Moyes, që kërkon rikthimin te tri pikët në kampionat pas dy transfertave ndaj Liverpoolit dhe Southamptonit, në të cilat mori vetëm një pikë.

Top Channel