Një aksident i pazakonte ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Cërrik-Belsh, ku një mjet ka përplasur një kope me bagëti. 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shales, kur fermeri kthehej nga kullota. 15 bagëti kanë ngordhur dhe disa të tjera janë plagosur.

Errësira në rrugë dhe shpejtësia e mjetit kanë qenë shkaqet e aksidentit që fermerit i kushtoi një dëm te madh ekonomik.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Top Channel