Zbulohen detajet e kontratave aktuale të Messit e Neymarit, mbeten larg Mbappesë

24/10/2022 20:35

Një ditë pasi “Le Parisien” bëri publike kontratën milionere të Kylian Mappesë, sot e njëjta gazetë nxori detajet e kontratave të dy “yjeve” të tjerë të PSG-së, Leo Messi dhe Neymar. Asnjëri prej tyre nuk është në nivelin e kontratës së francezit, ndonëse janë ndër dhjetë futbollistët më të paguar në botë.

Neymar

Futbollisti brazilian firmosi për pesë sezone në vitin 2017, me pagë 36 milionë euro neto në vit. Kontrata e tij e re, ajo që nënshkroi në 2021 dhe e cila u zgjat në mënyrë të njëanshme nga lojtari në verë deri në vitin 2027, përfshin ulje pagë. “Le Parisien” nuk e specifikon, por është shumë larg pagës brute prej 72 milionë eurosh që merr Mbappe (që kur rinovoi në maj).

Messi

Nga ana e tij, Leo Messi, i cili mbërriti në Paris si futbollist i lirë vitin e kaluar, fiton 41 milionë euro neto, që përfshin një përqindje pagese në kriptovaluta, përveç bonusit të besnikërisë. Ndryshe nga Mbappé, argjentinasi nuk ka marrë asnjë bonus transferimi, ndërsa francezi ka marrë 180 milionë për të firmosur deri në vitin 2025. Ish-lojtari i Barcelonës nuk ka rezidencë tatimore në Francë, siç ndodh me dy shokët e tij, kështu që nga paga e itj bruto i mbahen taksa vetëm 30% të pagës bruto (tatimi në Francë për pagat mbi 160 mijë euro në vit është 49%).

Mbappe

Kylian Mbappé do të përfitojë plot 630 milionë euro në total në rast se respekton deri në fund kontratën (2+1), pra deri në qershor 2025 (paga, bonusi i transferimit, bonusi i Besnikërisë…).

Top Channel