“Futbolli më mbush me kënaqësi”, Low gati të rikthehet: Po pres oferta

24/10/2022 19:00

Joachim Low u largua nga kombëtarja gjermane pas përfundimit të Euro 2020, duke i dhënë fund aventurës 15-vjeçare si trajneri i Gjermanisë.

62-vjeçari udhëhoqi “Pancerat” drejt majës së botës në Brazil 2014, duke dërguar Kupën e Botës për herë të katërt në Berlin.

Në një prononcim për Kicker, Low pranon se ka ardhur momenti të rikthehet sërish në pankinë, por akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për klub apo Kombëtare.

Po, kam ndërmend të kthehem për të punuar në futboll. Ky sport më sjell shumë kënaqësi.

Ndihem sërish i motivuar kur shikoj futboll tani, një gjë e tillë nuk ndodhte prej disa muajsh. Jam gati të rikthehem nëse do të më vijë një ofertë interesante”, theksoi Low, i cili dëshiron të shijojë edhe Botërorin Katar 2022 përpara se të rinisë punën si trajner.

Kur do të rikthehem? Si fillim dua të shoh Kupën e Botës si spektator, pastaj të shohim…”, deklaroi trajneri gjerman, emri i të cilit u lidh me një rikthim te Stuttgarti, skuadër me të cilën fitoi Bundesligën në vitin 1997./ Super Sport

Top Channel