Një 40-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në vendin tonë nga policia.

Në pranga ka rënë Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili kërkohej nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel