Rama tërhiqet nga ligji anti-shpifje/ U propozua katër vite më parë dhe u kundërshtua nga të gjithë

24/10/2022 19:38

Pas katër vite debate dhe kundërshtime të forta nga komuniteti medias dhe ndërkombëtarët qeveria hoqi dorë nga miratimi ndryshimeve ligjore përmes të cilave synohej dhënia fund e shpifjes nëpër portalet online.

Në vitin 2018 kryeministri Edi Rama shpalosi vendosmëri për të bërë dy ndryshime në ligjin e medias që preknin median online përmes një pakete e njohur si anti-shpifja.

Propozimet për detyrimin e portaleve për tu regjistruar, gjoba të larta kur konsumohej shpifja dhe ngritja e Këshilli i Ankesave si pjesë e AMA-s, erdhën në një kohë kur në Shqipëri ishin identifikuar si aktive rreth 1.000 portale.

Megjithëse propozimet shkaktuan pakënaqësi e kundërshtime nga ndërkombëtarët një vit më pas nga shprehja e këtyre propozimeve kryeministri foli me një konfidencë të plotë për ti miratuar ato.

Disa kohë më pas, kur u pyet në një konferencë për shtyp kryeministri u shfaq me një qëndrim më të zbutur.

Kjo përpjekje për ndryshimin e ligjit mori disa rekomandime aspak në favor të qeverisë nga Komisioni Venecias në vitin 2019. Që prej këtij moment kjo iniciativë ligjore nisi të pluhuroset në sirtarët e kuvendit.

Se çfarë kishte ndodhur me këtë iniciativë të ashtuquajtur paketë anti-shpifje e tha kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Media përmes një komenti në Twitter u shpreh e kënaqur që qeveria shqiptare e tërhoqi nga axhenda parlamentare nga draft-ligji anti-shpifje.

“I gjithë legjislacioni i lidhur me median duhet të jetë i përputhshëm me angazhimet e OSBE-s dhe standardet ndërkombëtare”.

Top Channel