Konkursi “ Art në hapësira publike” ka tashmë autorët dhe projektet fituese.

Juria ndërkombëtare e përbërë nga Helidon Xhixha , Frida Pashako, Michele Bonuomo, Gregor Hildebrandt dhe Bernhard Schwenk kanë përzgjedhur fituesit.

Artisti Kristo Krisiko me projektin “Meteor” do të vendoset në Golem plazh; Lio Ruowang nga Kina me “Wolves Coming” në Hyrje Koplik; Ergys Krisiko me “Mbërritja e zogjve” mbikalimi Pallati me Shigjeta; Karolina Halatek nga Polonia me “Terminal of Tirana”- QSUT; Sadik Spahija me “Zabel” në Dalje Koplik; Blegina Hasko Bezo me projektin “Përpjekja e vazhdueshme” tek Mali i Robit; Vasil Dhiamandi me projektin “Foleza”do të aplikohet tek rrethrrotullimi Divjakë; Alfred Milot Mirashi me “Albanian Key”në Kryqëzimin Dogana Hani Hotit.

139 propozime nga artistë shqiptarë e të huaj u paraqitën në edicionin e parë të “Art në hapësira publike”. Skultori Vladimir Llakaj akuzoi artisten Blegina Hasko Bezo për plagjiaturë në projektin fitues tek Mali i Robit. Edhe ministrinë e kulturës për mungese transparence dhe favorzim në artistë.

8 veprat e përzgjedhura do të shtrihen nga Veriu në Jug, Tiranë, Shkodër, Kavajë, Lushnjë, Gjirokastër, etj.

Top Channel