​Finlanda pezullon trafikun hekurudhor të mallrave drejt Rusisë

24/10/2022 21:06

Kompania shtetërore finlandeze hekurudhore “VR Group” do të ndalojë plotësisht transportin e mallrave në Rusi deri në fund të vitit.

Drejtoresha ekzekutive e kompanisë Elisa Markula tha se trafiku i mallrave në lindje do të pezullohet plotësisht më së voni deri në fund të këtij viti.

Deri në fund të shtatorit, kompania finlandeze uli trafikun e mallrave drejt Rusisë me 65 për qind.

Këtë pranverë, Finlanda njoftoi se synon të ndalojë plotësisht trafikun hekurudhor të mallrave në Federatën Ruse.

Më 28 mars, “VR Group” pezulloi për një kohë të pacaktuar qarkullimin e pasagjerëve në linjën Helsinki-Shën Petersburg.

Top Channel