Çmimet për gazetarinë televizive/ OSBE vlerëson gazetaren Entela Bajramaj të emisionit “Top Story” dhe Anila Hoxhën

25/11/2021 19:50

Gazetarja e emisionit “Top Story” në Top Channel Entela Barjamaj dhe gazetarja e departamentit të informacionit Anila Hoxha, janë vlerësuar me çmime nga OSBE për gazetarinë investigative.

Emisioni “Top Story” është hera e dytë që e fiton këtë çmim. Këtë vit vlerësimi u dha për dokumentarin “Zhvatje përmes kredisë”.

Me çmim është vlerësuar edhe gazetarja e departamentit të informacionit në Top Channel Anila Hoxha për investigimin me temë  “Kontrata PPP e sterilizimit i kushton shtrenjtë sistemit shëndetësor”.

Edhe gazetari Ferdinand Dervishi është vlerësuar me çmim për gazetarinë investigative për vitin 2021.

Top Channel