Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Njëri prej të mbijetuarve të aksidentit fatal në Bullgari, Orhan Aliti kishte ndihmuar disa persona të tjerë të hidheshin nga dritarja e pasme e autobusit të përfshirë nga flakët. Por ai nuk arriti dot të nxirrte djalin e tij 23-vjeçar.
Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregoi për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin, i cili i ka thënë se me vështirësi të madhe ka mundur të dalë.
“Kur ka rënë në tokë, ka thyer njërën këmbë. I ka thirrur të birit: “Visar, kërce”, e ndërkohë ka qenë duke e shtypur një makinë që po kalonte andej, por ka arritur të shmanget disi. Ai ende nuk e di që Visari është në mesin e viktimave. Po i shmangen, i thonë që po merret policia”, rrëfeu xhaxhai.
Ndërkohë, Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut njoftoi pezullimin nga puna të dy doganierëve, të cilët ne 19 nëntor e kanë lejuar autobusin të kalojë kufirin e Maqedonisë së Veriut pa dokumentacionin e nevojshëm për transportin e udhëtarëve.
Masa disiplinore janë marrë edhe kundër përgjegjësit të turnit të doganës.
Top Channel