Pamjet/ “Benzi” përfshihet nga flakët në Lushnje, shpëton mrekullisht shoferi

25/11/2021 13:54

Një mjet i markës “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në aksin Pluk-Savër, në Lushnje.

Raportohet se mjeti sapo kishte dalë nga servisi dhe dyshohet që shkak të jetë bërë bllokimi në katalitin e mjetit.

Mjeti ishte me naftë dhe prodhim i vitit 2005. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore dhe zjarrfikësja, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina sapo ka parë tymin që mbuloi kabinën nga brenda.

“Sot rreth orës 13:40, në vendin e quajtur “Rotondo plasmasit”, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. S. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel