Debat mes Jurgen Klopp dhe një gazetari në konferencën e shtypit pas ndeshjes së Champions League mes Liverpulit dhe Portos.

Gazetari në fjalë akuzoi trajnerin e “të kuqve” se e kishte përkufizuar në një konferencë të mëparshme Kupën e Afrikës një turne të vogël, duke e ftuar të kërkonte falje. Klopp ndërkohë ju përgjigj akuzave duke shpjeguar”

“As që mund ta coja ndër mend që të thoja se Afrika dhe turneu i saj janë të vegjël. Kam thënë se nuk ka pauza për kombëtaret deri në mars dhe pastaj shtova, ‘oj jo, është edhe një turne i vogël në janar’, por kjo ishte e thënë në mënyrë ironike. Natyrisht që është një kompeticion i madh, shkojnë aty lojtarët e mi më të mirë. Nuk do të mendoja kurrë dicka të tillë. Nuk ishte synimi im, por ti nxore dicka prej kësaj deklarate, dhe për të qenë i ndershëm, kjo nuk është e mirë”.

Top Channel