16:34
Gucati e Haradinaj para vendimit të Speciales, me çfarë mund të përballen?
Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të mësojnë më 18 maj vendimin për ta, të marrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale.