Video e shpëtimit dramatik të balenës gjigante të ngecur në litarët e peshkimit, në oqeanin e Kanadasë (fotot)

22/10/2022 17:10

Pas marrjes së disa njoftimeve për një balenë gungaçe të ngecur mes rreth 100 metrave litar dhe një pluskuese detare, zyrtarët kanadezë dërguan këtë grup shpëtimi që punuan rreth pesë orë për çlirimin e saj.

Efektivët e gjetën balenën e bllokuar pranë ishullit Texada, në rajonin kanadez të British Columbia, kur dhe nisën manovrat e tyre dramatike te çlirimit te saj.

Në pamjet e pabesueshme të regjistruara shihen grupet e shpëtimit që arrijnë të çlirojnë balenën, e cila ishte bllokuar me litarët e një sistemi statik peshkimi, të mbledhjes së karkalecëve të detit.

Mbetjet detare kanë qenë gjithnjë një problem për botën e egër të detit, tha Lara Sloan, drejtore e komunikimit të peshkimit e oqeaneve në Kanada, duke këshilluar kompanitë të reduktojnë përdorimin apo flakjen e materialeve të tilla në mjedisin detar.

FOTO GALERI
1/3
Balena ishte bllokuar me litarët e një sistemi statik peshkimi, të mbledhjes së karkalecëve të detit.

Top Channel