Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit.

Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 3 javë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 15 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.

Por, jo vetëm kaq,  pasi projekti i dyshes u bë trending ndërkombëtarisht dhe tashmë Don Xhoni na ka treguar se kënga është numër 38 më e dëgjuara në botë.

Pas ndarjes së Don Xhonit dhe Arianës, modelja i ka pasur të shumta postimet për Xhonatanin në rrjetet e saj sociale, duke nisur nga dedikimet e në rastin më të fundit duke e ofenduar madje. E në një bisedë ‘online’ për ndjekësit ajo është pyetur për mendimin e saj lidhur me video-n e tij të bujshme Era Istrefin dhe përgjigja e saj na tregoi se nuk i intereson më historia e shkuar.

Top Channel