Përfaqësuesi i Lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e përshkroi si mjaft pozitive bisedën telefonike të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Kryediplomati europian dha detaje nga biseda, teksa e vuri theksin se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor . “Pata një diskutim të mirë me kryeministrin Kurti për hapat e ardhshëm të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE. Garantimi i qëndrueshmerisë së rajon, mbetet e një rëndësie kyce në kontekstin aktual gjeopolitik.

Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në në Tëitter. Zyra e Kryeministrit pohoi se gjatë bisedës u prek dhe tema e përmbajtjes së kornizës themelore të marrëveshjes, dhe pretendimi se për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë në fokus njohjen reciproke. Paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë, ka thënë Kurti.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë pak ditë më parë, i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pohoi Kosova dhe Serbia janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se ka dëgjuar nga kolegët europianë se bëhet fjalë për “çështje javësh dhe jo vitesh”. Sipas presidentit serb Aleksandar Vucic, propozimi i shumëdiskutuar franko-gjerman kërkon që Beogradi të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Top Channel