Sherr masiv në fushë, plas grushti pas dy kartonëve të kuq

23/10/2022 10:30

Një sherr masiv ka ndodhur në futbollin uellsian.

Arbitri ndëshkoi dy lojtarë me kartonë të kuq, por thumbimet mes tyre vazhduan.

Në një moment kërciti grushti, teksa në sherrin e madh në mesin e fushës u përfshinë lojtarët e të dy skuadrave dhe stafet respektive.

Arbitri vërshëlleu për përfundimin e sfidës duke i ftuar të gjithë të futeshin në dhomat e zhveshjes, por inati, nervat dhe grushtet mes lojtarëve nuk u ndalën.

Kjo ndodhi gjatë ndeshjes Rhyl-Bangor, e vlefshme për divizionin verior të futbollit uellsian, që u fitua me rezultatin 1-2 nga skuadra udhëtuese./ Super Sport

Top Channel