Një 54-vjeçare është vënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Gjatë operacionit policor të koduar “Road Guard 45″ githashtu janë sekuestruar një automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Gruaja F. O., 54 vjeçe, banuese në Finiqu arrestua në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” ndërsa po udhëtonte me automjetin tip “Mercedes Benz”.

“Specialisët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informaciove të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 45”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. O., 54 vjeçe, banuese në Finiq.

Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtuese shtetasen F. O., e cila nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por është larguar me shpejtësi. Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se shtetasja F. O. ishte duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel