Rishi Sunak një hap më afër “kryeministrisë”, rritet mbështetja nga konservatorët

23/10/2022 13:21

Britania po mban frymën deri të premten, kur nga konservatorët të dalë një emër i ri  për postin e kryeministrit në mesin e një krize politike dhe ekonomike.

Ish-kancelari Rishi Sunak duket se është shumë përpara rivalëve të tij në garën për të qenë kryeministri i ardhshëm, me të paktën 129 deputetë konservatorë që tani e mbështesin atë.

Ish-shefi i thesarit doli i dyti pas Truss në garën e fundit të lidershipit konservator.

Gjatë debateve të nxehta televizive mes të dyve, Sunak goditi politikat ekonomike të propozuara të Truss për uljen e taksave, duke pretenduar se ato ishin “përralla” që do ta çonin ekonominë në krizë.

Ai e pozicionoi veten si një kandidat që do të sillte stabilitet,e që  mund të përballet me të vërtetat e vështira për financat publike të Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa më e madhe e asaj që parashikoi Sunak në fakt u realizua, veçanërisht paundi në rënie, dhe tani shumë në partinë konservatore pretendojnë se kjo vërteton kredencialet e tij si drejtues. Sunak më parë shefi i Thesarit nën ish-kryeministrin Boris Johnson, ishte i pari që nisi një zinxhir dorëheqjes që sollën më pas largimin e tij.

Por në  fakt një rikthim i mundshëm i Boris Johnon , nuk duket i pamundur për shumë nga konservatorët e tjerë, që kanë shprehur hapur dëshirën për rikthimin e tij. Johnon pas kësaj u rikthye me urgjencë nga pushimet.

Si do që të jetë, Pasardhësi i Lizz Truss do të jetë kryeministri i pestë që do të udhëheqë vendin që kur votoi për Brexit në 2016.

Top Channel