Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në hyrje të Ksamilit, ku një makinë është përplasur me motorin, për pasojë janë dëmtuar dy të mitur.

Të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit 16-vjeçari me miniciale A. R. dhe pasagjeri 9-vjeçar. Ata janë dërguar drejt spitalit të Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 33-vjeçari me iniciale E. M., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë: 

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel