Bllokimi i rrugëve nga protestuesit, Rama replikon sërish me “Demokratët Europianë”: A do kishit mirësinë ta dënonit dhe këtë akt? 09/09 22:59
Prej 3 vitesh rreth 1000 banorë të fshatit Prosek në Mirditë marrin shërbimet shëndetësore në këtë kontejner të përshtatur si ambulanca e fshatit, duke mos ofruar as kushtet më minimale për banoret e zonës.
Ata shprehen se për ta bëhet çdo ditë e më e vështirë marrja e shërbimeve, pasi ne zonë janë vetëm infermieret, e ndërsa mungesa e mjekut i detyron ata të udhëtojnë drejt Rrëshenit.
Banoret bëjnë thirrje për ndërtimin e një qendre funksionale shëndetësore, që të mund të marrin shërbimet e nevojshme pasi i vetmi shërbim që aktualisht ofron është marrja e injeksioneve.
Top Channel