Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën.

Përmes një lajmërimi në Facebook, ambasada bëri me dije se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezulton fitues apo jo.

Postimi i Ambasadës:

Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu 👉 https://bit.ly/3EXIesr

Top Channel