20:31
Futbollisti anglez del hapur: Le të më njohin të gjithë, jam gay!
“Dua që të gjithë të njohin versionin tim të vërtetë, jam gay”, janë këto fjalët e Jake Daniels, futbollistit 17-vjeçar të Blackpool, klub i Championship në Angli. Sulmuesi që në këtë sezon debutoi me skuadrën e parë të Blackpool, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit ka gjetur hapësirën për të komunikuar të vërtetën e tij.