E kishit menduar se kënga e Bleros dhe Shpat Kasapit, “Falma” mund të kërcehej me një tango?

Madje, Deborah Keci dhe Niko e sollën plot pasion në skenën e “Dancing With the Stars”. Me hapa ritmikë dhe sensualë, Deborah dhuroi një kërcim ndryshe nga dy netët e kaluara.

Dalina Buzi e krahasoi Doboran sot me Hailey Bieber, por i kërkoi të jetë pak më shumë sensuale dhe e buzëqeshur.

Një kërcim agresiv dhe shumë mirë i realizuar, u shreh Armand Peza.

Pate problem me një padjeshkë dhe më pas fillove u humbe pak, këto janë problemet e ‘live-t’. Ti e shfrytëzon shumë mirë trupin me linjat, tha Kledi Kadiu.

Kledi Kadiu shkoi vetë në skenë, pranë sportistes, për t’i treguar si të rregullojë lëvizjen e këmbës. Në fund, juria i dha 27 pikë çiftit.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Kodi i Deboras dhe Nikos është VIP5. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki u eliminuan të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel