Duket kishte pritur në hije dështimin e rivales së tij, që e mposhti në garën e brendshme konservatore për postin e kryeministrit, dhe ai erdhi më shpejt nga c`e mendonte.

Vetëm 45 ditë qeverisi Liz Truss, dhe tani, emri i Rishi Sunak rikthehet në skenë. Mbështetësit e ish kancelarit pretendojnë se ai ka përkrahjen e 100 ligjvënësve konservatore, e mjaftueshme kjo për t`i hyrë garës, edhe pse vet ëish ministry i financave nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht pjesëmarrjen.

Por edhe Boris Johnson tashmë, nuk duket edhe aq i paiinteresuar. Ish kryeministri i larguar nga detyra vetëm në fillim të shtatorit për shkak të skandaleve të shumta, po flirton me idenene e një kandidaturë të re. Fillimisht ishte e paqartë, megjithatë, nëse Johnsoni do të merrte mbështetje të mjaftueshme brenda grupit parlamentar.

Për më tepër, aktualisht në Parlament po zhvillohet një hetim nëse Johnsoni gënjeu në lidhje me çështjen Partygate mbi festat e ndaluara gjatë mbylljes së pandemisë, në selinë e qeverisë në Downing Street 10. Megjithatë, Johnsoni nderpreu pushimet e tij në Karaibe për t`u kthyer Londër teksa spekulimet po shtohen se ai do t`i hyjë garës, ndërsa ministri i tregtisë Sir James Duddridge it ha BBC-sw se ish kreu i ekzekutivit i ka pohuar se po e mendon seriozisht një gjë të tillë. Shefi i ri i qeverisë britanike duhet të zgjidhet jo më vonë se 28 tetori.

Për të hyrë në garë, kandidatët duhet të kenë mbështetjen e të paktën 100 deputetëve, siç njofton partia. Propozimet mund të dorëzohen deri të hënën. Nëse më shumë se dy kandidatë e kapërcejnë këtë pengesë, votimi brenda grupit parlamentar do të vendosë ndërmjet kandidatëve. Nëse do të mbeten dy finalistë, baza e partisë mund të vendosë mes tyre gjatë javës me një votim online.

 

Top Channel