I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në Kosovë, ku pasdite do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ndryshe nga herët e tjera Lajçak nuk ka shkuar në Kosovë për të biseduar për dialogun me Serbinë. Kjo pasi Osmani ka ftuar Lajçakun për të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kurti për propozimet e reja dhe procesin e dialogut të premten thirri në takim partitë opozitare, megjithëse vetëm AAK shkoi në takim, PDK dhe LDK kërkojnë nga ai që të raportojë në Kuvend.

Top Channel