Sekuestrohen sërish 25 mijë euro të padeklaruara në një furgon në Portin e Durrësit

22/10/2022 11:26

Një ditë pasi u gjetën 500 mijë euro të padeklaruara, përsëritet sërish e njëjta situatë në Portin e Durrësit, këtë herë me dozë më të vogël.

25 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme në një furgon, i cili sapo mbërriti në port i është nënshtruar një kontrolli, nga ku u gjetën të fshehura paratë. Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga shoferi i automjetit.

Ditën e djeshme shuma e parave është gjetur në tavanin e autobusit në një qese plastmasi, brenda së cilës ndodheshin disa pako.

Eurot e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i tij është shoqëruar në polici.

Zbulimi i parave ka ardhur pas një hetimi mujor ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e prejardhjes së parave.

Top Channel