Subvencioni i grurit, me pengesa/ Fermerët thonë se e kanë të pamundur plotësimin e gjithë kërkesave

22/10/2022 15:05

Skema subvencionuese e grurit, për t’i dhënë fermerëve 30 mijë lekë për hektar, nuk po ecën në fazën e dytë të saj. 

Aplikantëve u kërkohet plotësimi i dosjeve, dhe dokumentet janë të shumta , duke i vënë në vështirësi fermerët.

Përveç pronësisë së tokës, kërkohet edhe kontrata e qiradhënësve, në rastet kur toka bujqësore është marrë me qira. Plotësimi i dosjes kërkon kohë dhe para, nga fermerët që do të mbjellin grurë, ndaj shumë prej tyre nuk kanë mundur t’i sigurojnë ato.

Mjaft prej fermerëve nuk munden t’i plotësojnë për shkak të problemeve që kanë me pronësinë e tokës, ndaj janë ne pritje të ndryshimit të vendimit të qeverisë.

Top Channel