Emisioni më i ri, “S’e luan topi”! Çdo të shtunë në orën 18:00, sjell rrëfimet e personazheve të njohur

22/10/2022 12:34

“S’e luan topi”, është emisioni me i ri ne Top Channel që do të sjellë të vërtetat e personazheve të njohur apo të përfolur të momentit.

Çdo të shtunë ora 18:00, do të ketë rrëfime rrëqethëse, emocione te forta ne një emision që pretendon të hyjë në privatësinë e të ftuarit, me lejen e tij. Emisioni është i konceptuar me biseda ne kofidencë, klipe surprizë për te ftuarit dhe te papritura qe nuk ngjasojnë nga programi ne program.

“Se luan topi” është një emision që do të ketë ndjeshmërinë e fundjavës, do të vijë relaksues për audiencën, pa problematikë, por histori që mund të na bëjnë të qeshim ose të qajmë.

Të ftuarit ikin dhe vijnë, mikpritësja Erjona Rusi ndërron me profesionalizëm atmosferën, gjithmonë duke pasur në fokus bisedën “konfidenciale” me episode jete, shpesh te dhimbshme por dhe zbavitëse. Nen autorësine e Rezarta Nikes ky program premton se “ajo që po flitet është e vërteta që se luan topi”.

 

 

Top Channel