Ish-Miss bota e Australisë shpjegon të mirat e të këqijat e diagnozës ‘sociopate’ (fotot)

21/10/2022 21:49

Nuk është diçka e rrallë që një ‘mbretëreshë bukurie’ të flasë hapur për gjendje të caktuara shëndetësore mendore apo çështje private që për to janë të rëndësishme.

Këtë ka bërë së fundmi dhe ish Miss Bota e Australisë e cila tentoi të thyejë stigmatizimin për shëndetin mendor, duke treguar hapur çfarë do të thotë të diagnostikohesh me Çrregullimin Antisocial të Personalitetit (ASPD).

Kanika Batra, ish-finaliste e Miss Universe foli në kanalin e saj në TikTok për të analizuar avantazhet dhe disavantazhet e simptomave të saj, ku përfshiheshin ndjenjat e ankthit, fajësisë, simpatisë apo vetëbesimit ose mungesa e tyre.

Ajo fokusohej më shumë në mënyrën sesi gjendja e saj ndikonte të profesioni.

Aktivistja e sensibilizimit të sëmundjeve mendore tha: “Për arsye se nuk kam ankth, shkoj për të kërkuar mundësi punësimi për të cilat nuk jam mjaftueshëm e kualifikuar”.

Por edhe nëse Kanika beson se nuk është personi i duhur për këtë pozicion, ajo thotë se ‘në njëfarë mënyre, arrij ta fitoj vendin e punës’, ndoshta vetëm prej vendosmërisë dhe vetëbesimit.

“Për arsye se nuk kam ndjesi faji apo empatie, bëj gjithçka për të arritur në majë”.

Por përveç anëve pozitive, Kanika thotë se fytyra tjetër e gjendjes së saj mund t’i vështirësojë punët e përditshme, për arsye të mungesës së përqendrimit dhe ruajtjes së një objektivi të qendrueshem.

“Mendoj se në dy apo tre vende pune thjesht nuk shkova më, nuk e di ç’më kapi por e kuptova që nuk po shkoja askund”, thotë modelja që ka shkruar dhe një libër ‘Honeytrap’ (Grackë dashurie).

Shumë tifozë të saj admironin sinqeritetin.

Ajo shtonte se largohej nga vendet e punës pasi nuk plotësonin pritshmëritë e saj: “Isha shumë e zonja të fitoja vendin e punës por jo ta mbaja atë.

Modelja e lindur në Zelandën e Re është diagnostikuar me çrregullimin e personalitetit  antisocial, një gjendje që ndryshon ashpërsinë e saj nga një person te tjetri.

Kanika ka nisur tashmë kanalin e saj në YouTube me qëllim informimin e individëve për çrregullimet e personalitetit, për të ndihmuar ata që i kanë eksperiencat, për t’i jetuar sa më lehtë dhe për t’u dhënë një zë.

Ajo flet shpesh në rrjetet sociale mbi faktin sesi është të jetosh me gjende të tilla, edhe gjatë marrëdhënieve të dashurisë, teksa është tashmë e martuar me dashuri.

Kanika thotë se sëmundjet nuk duhet të interpretohen sipas keqkonceptimeve që negativizojnë çdo aspekt të gjendjeve mendore, sado të vogla e të kontrollueshme të jenë ato.

FOTO GALERI
1/3
Kanika Batra, ish-finaliste e Miss Universe foli në kanalin e saj në TikTok për të analizuar avantazhet dhe disavantazhet e simptomave të saj

Top Channel