Me këngën fituese të Top Fest “Vetëm ty” të Alban Skënderajt, Salsano performoi sonte në Dancing With The Stars me një vals, zhaner të cilin ia mësuar i ati i ndjerë dikur.

Nën krahët e balerinës profesioniste, Salsano arriti të mbizotërojë skenën dhe të fitojë edhe njëherë simpatinë e jurisë, e cila u surprizua nga performance e aktorit.

Nga rosaku je kthyer në mjellmë. Më pëlqen ecuria jote”- tha Valbona Selimllari.

Zakonisht për profesionistët meshkuj kjo është e lehtë, për një konkurrentet është e vështirë. E realizuar ishte”- ishte komenti i kryetarit të jurisë, Kledit.

Ti ke dëshirë dhe po e shijon, duhet të të kenë frikë të tjerët”- tha Dalina Buzi.

Bashkë me ju, ëndërrova dhe unë dhe ishte bukur”- tha Armand Peza.

Duke ndarë vendin e parë me Elhaidën, Salsano arriti të grumbulloje 32 pikë nga juria.

Për të gjithë që duan të votojnë Salasanon dhe Lorin duhet dërgojnë mesazh me kodin VIP 11.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Si javën e kaluar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel