KiE reagon ashpër për mbylljen e kolegjit turk: Shqipëria nuk respektoi shtetin e së drejtës, u vu nën presionin e jashtëm!

21/10/2022 18:18

Mbyllja e kolegjit Mehmet Akif në Tiranë duket ka rezonuar deri në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, disa anëtare të së cilës kanë dalë me një deklaratë të ashpër për qeverinë shqiptare.

Në deklaratë, kujtohet sesi në 22 shtator 2022, ekzekutivi ynë vendosi mbylljen e dy institucione arsimore turke nën pretendimin e një procedure zhvendosjeje.

Kjo mbyllje, theksohet aty, u vlerësua nga juristë, akademikë dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

‘Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme e Turqisë e ka kthyer në mision të saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët kanë qenë në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan në disa raste edhe me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Raste rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur sipas të njëjtit skenar edhe në Republikën e Moldavisë, e kane kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vazhdon deklarata me 20 firma. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm, është komenti i fortë dhe i drejtprdrejtë i përcjellë prej saj. Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast, kërkohet më tej, dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës. Kolegji “Mehmet Akif” u mbyll më 22 shtator, me arsyetimin se “viti i ri shkollor nisi në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga Ministria e Arsimit, dhe nuk i ka plotësuar kriteret ligjore të vendosura nga shteti për institucionet private arsimore”- thuhet në deklaratë.

Vendimi i Qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në institucione tjera arsimore, si dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator. Me vendim të Qeverisë, u mbyll dhe një kopshti privat për fëmijë, “Zubeyde Hanim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA