Akuzuan policinë për vdekjen e Lear Kurtit/ Rama: Çfarë shqiptarësh janë kur kafshojnë të vdekurit për të nxjerrë përfitime

22/10/2022 13:05

Fieri ka qenë destinacioni i radhës, ku kryeministri Edi Rama, ka kryer takim me banorët e zonës.

Fermerët e Fierit ishin sot së bashku me kryeministrin Rama në dialogun e hapur, pjesë e dialogut mbarëkombëtar në bashkitë e vendit, që vijoi  edhe këtë të shtunë.

Rama nga Fieri tha se falë fermerëve vendi synon 500 milionë euro eksporte nga 130 milionë që eksportonim kur ne nismë këtë rrugë.

Ndër të tjera ai përmendi sërish rastin e vdekjes së Lear Kurtit, për të cilin tha se njerëz hiena arrijnë deri në pikën sa shqyejn nga mëngjesi deri në darkë kufoma, duke bërë çmos të ngrejnë tymnajën, pas tymnajës të ngrenë tensionin e pas tensionit të ngrenë zjarrin e urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit.

“Ne jemi për të kërkuar zgjidhje, ju jeni për të kërkuar zgjidhje, njerëzit e punës kudo kërkojnë zgjidhje se nuk kanë kohë dhe nuk asnjë hesap që të kërkojnë fajtorët, por ata që kërkojnë fajtorë, fatkeqësisht i kemi ku thërret qameti nga mendja e kokës, i kemi ku thërret qameti njerëz pa din, pa imam, pa fe, pa atdhe, pa asnjë lloj kodi; njerëz hiena të cilët arrijnë deri në pikën sa të shqyejnë në televizor nga mëngjesi deri në darkë kufoma, si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën, duke bërë çmos të ngrejnë tymnajën, pas tymnajës të ngrenë tensionin e pas tensionit të ngrenë zjarrin e urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit “Ccohuni se e vrau policia”, ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes “Prit, çfarë shqiptari jam? Si mundem unë të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime dhe si mund t’i shkoj pas hienave që më ftojnë të sulmoj policinë për dicka që nuk e di as si ka ndodhur, të pres ca ka ndodhur”.

Duke qenë se edhe policia, edhe të tjerët që janë në krye të detyrës për këto punë janw mësuar tanimë me hienat, e filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, komplet, të gjithë historinë dhe Prokuroria nxjerr, bashkë me policinë që këtu nuk kemi të bëjmë me asnjëlloj tejkalimi të masës nga Policia e Shtetit, por kemi të bëjmë konkretisht me atë që u thanë se nuk dua t’i përsëris në respekt të familjes së viktimës dhe të vetë viktimës.

Si mund të arrihet deri këtu? Si mund të besohen këto hiena kur flasin për çfarëdo qoftë kur janë në gjendje ta kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje, kur janë në gjendje ta marrin një kufomë, ta shqyejnë në sytë e miletit, kamera më kamera e mikrofon më mikrofon dhe cfarë shqiptarësh janë ata që u venë mbrapa?”

Përshëndetje të gjithëve!

Shumë faleminderit realisht edhe për faktin që ky miku (dielli), e di që është arma juaj e fortë, por është shumë këmbëngulës sot edhe gjithsesi juve jeni mësuar ta keni mbi kokë kur punoni, por ta keni mbi kokë kur dikush ju flet në vesh është sakrificë më vete.

Kështu që shpresoj që fjalët e mia të mos jenë aq të mërzitshme sa ta bëjnë sakrificën më të madhe dhe të them disa gjëra që mbase vlejnë, ndërkohë që më vjen jashtëzakonisht mirë kur vij dhe kur shkoj në çdo zonë të Shqipërisë rurale.

Është kulmi i kontrastit me fshatin që del në televizor.

Është kulmi i kontrastit me skenat e hedhjes së mollëve apo të qepëve apo të qumështit në rrugë për të bërë shfaqjen e një dëshpërimi në emër të një braktisjeje të qeverisë që në fakt nuk ekziston.

Është sigurisht e dhimbshme që edhe një kokërr mollë, edhe një kokërr qepë, edhe një gram qumësht i prodhuar me vështirësitë e veta të hidhet, por ka një të vërtetë tjetër që ato produkte që dalin në televizor duke hedhur, ndërkohë që nuk dalin në televizor ato të tjerat që eksportohen janë shëmbëlltyrë e të ndenjurit mbrapa pa dashur për të kuptuar atë që shumica dërrmuese e fermerëve e kanë kuptuar, atë që keni kuptuar ju këtu, atë që kanë kuptuar të gjithë fermerët nga veriu në jug dhe që sot falë tyre ne po synojmë 500 milionë euro eksporte nga 130 milionë që eksportonim kur ne nismë këtë rrugë. Domethënë po synojmë të arrijmë këtë vit gjysmë miliardshin e eksporteve. Eksporte frutash, eksporte perimesh. Eksporte produktesh të punës me tokën, eksporte të një Shqipërie që sot ndryshe nga çfarë tregojnë pasqyrat e deformuara të televizorëve pas të cilave fshihen shumë shpesh pronarë që shantazhojnë qeverinë, që shantazhojnë ministra, që shantazhojnë kryetarin e bashkive për të përfituar në mënyrë indirekte para, tendera, leje ndërtimi, është një Shqipëri që punon dyfishin e tokës që punonte kur ne nisëm detyrën, dyfishin.

E punon dyshimin e tokës sepse ne i vumë në dispozicion atë gjë që vetëm shteti mund ta vërë në dispozicion, ujin, duke pastruar, ju jeni dëshmitar vet sepse këtu kryetari i bashkisë dhe bashkia kanë një bërë një punë të jashtëzakonshme me mbështetjen tonë për të rikthyer në punë kanale ujitëse dhe kulluese që nuk punonin, por ishin mbushur me plehra e me ferra qysh se ra ai regjimi tjetër që s’linte ferrë madje kalonte në ekstremin e një barbarie, duke trajtuar dhe njerëzit si ferra. Kështu që, sot ne ndihemi mirë sepse shikojmë që bujqësia, fshati shqiptar ka të ardhme, krejt e kundërta e asaj që predikohet dhe ai predikim bën që kush nuk e njeh realitetin e fshatit, kush nuk ka ardhur se nuk i bie rruga, se çon detyra siç më ka çuar mua në të katërta anët e Shqipërisë të mos e ketë idenë se çfarë ndodh në të vërtetë dhe të kujtojë se fshati vuan për bukë dhe se në fshat njerëzit po vdesin për bukë.

Ndërkohë që, Dhimua, ky është njeriu që ma ka mësuar mua dhe ma ka bërë shumë të dashur dhe shumë tërheqëse bujqësinë në sensin e një sektori që mund të zhvillohet, duke zhvilluar ekonominë e vendit, duke më treguar gjëra që as nuk kisha nga t’i dija, por si nxënës i mirë që jam përpiqem të mësoj nga ata që dinë më shumë, se unë duket sikur s’dëgjoj kur dal me analistët në televizor se vërtetë aty s’ke çfarë dëgjon në fakt, por njerëzit që dinë më shumë i dëgjoj me shumë vëmendje se ndryshe nuk kam as çfarë të mendoj dhe as çfarë të flas për gjerat që s’kam nga ti di. Dhe siç thotë Dhimua, i cili është zëvendësministër sepse është fermer dhe nuk flet për fermën ngaqë është zëvendësministër, por e kundërta, gjynahet e paratë thotë mos ia kërko fermerit se s’ti do, në sensin e fitimit. Se dëgjova kur tha Frida për Xhafën që sot fiton 20 mijë dollarë, më fal se po të përmend fitimet, por për të dhënë idenë se çfarë ndodh me atë që vërtetë punon, me atë që vërtetë di se çfarë bën me tokën dhe jam vërtete shumë i frymëzuar, shumë i inkurajuar, shumë mirënjohës, të gjitha bashkë kur takoj njerëz si Olsi sot, të rinj, gjenerata tjetër që e ka kuptuar, që e kupton, që e kuptojnë në fakt se shumica akoma nuk e kanë kuptuar se këtu fitohet më shumë, sesa duke ndenjur andej dhe duke punuar për të tjerët.

Fitohet më shumë këtu te toka e babait, tek toka e gjyshit, ishin të tre brezat aty në serra. Fitohet më shumë, por sigurisht kërkon shumë punë, kërkon shumë këmbëngulje, kërkon shumë durim, kërkon edhe kokëfortësi të madhe se nëqoftëse të bie një breshër dhe t’i rrëzon të gjitha në tokë të bën të thuash : ik se s’merrem më me këtë punë. Dhe ne jemi këtu për të bërë maksimumin e mundshëm. Nuk ka bërë vaki përpara që fermerëve t’ju jepet naftë pa asnjë taksë, pa asnjë akcizë, falas, jo vetëm naftë falas dhe të arrijmë në 8 milionë litra naftë të dhëna falas sepse është një kohë në të cilën ne duhet të bëjmë maksimumin. Ne nuk e kemi në dorë të ndalojmë luftën. Ne nuk kemi bërë asgjë për ta filluar luftën, por lufta e Putinit ndaj një populli dhe një vendi sovran, bombat i ka çuar në Ukrainë, refugjatët, 7 milionë njerëz i ka detyruar të largohen nga Ukraina ama këtu dhe kudo tjetër ka ardhur me mostrën e inflacionit. Një mostër. Një mostër që është më i keq se tërmeti dhe se pandemia bashkë sepse tërmeti fatkeqësisht mori disa dhjetëra jetë njerëzish, shkatërroi shtëpitë, nxori në rrugë me një goditje 15 mijë familje, por lavdi Zotit po kthehen të gjithë në shtëpi pak nga pak. Pandemia goditi, por po të mbylleshe brenda s’të gjente gjë, kurse kjo të vjen ku të jesh sa herë që ti fut dorën në xhep për të marrë dhe për të blerë diçka dhe të kap dorën thotë: Dua pjesën time. Dua pjesën time dhe ta shtrëngon dorën. Ta shtrëngon dorën, duke të shtrënguar mendjen e kokës sepse fillon ndryshon psikologjia, bie optimizmi, rritet pesimizmi, me ndihmën e këtyre xhagajdurëve që çfarë nuk i thonë popullit nga mëngjesi deri në darkë pesimizmi merr hov dhe dëshira, optimizmi, shpresa fillojnë edhe zbehen. Dhe ne jemi këtu për të mos e lënë shpresën të zbehet, për t’ju thënë që ajo që po ndodh sot do ta bëjë më të mençur më të fortë dhe patjetër edhe më të aftë sepse në kohë krizash, disa kërkojnë zgjidhje ndërsa të tjerët kërkojnë fajtorë.

Ne jemi për të kërkuar zgjidhje, ju jeni për të kërkuar zgjidhje, njerëzit e punës kudo kërkojnë zgjidhje se nuk kanë kohë dhe nuk asnjë hesap që të kërkojnë fajtorët, por ata që kërkojnë fajtorë, fatkeqësisht i kemi ku thërret qameti nga mendja e kokës, i kemi ku thërret qameti njerëz pa din, pa imam, pa fe, pa atdhe, pa asnjë lloj kodi; njerëz hiena të cilët arrijnë deri në pikën sa të shqyejnë në televizor nga mëngjesi deri në darkë kufoma, si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën, duke bërë çmos të ngrejnë tymnajën, pas tymnajës të ngrenë tensionin e pas tensionit të ngrenë zjarrin e urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit “Ccohuni se e vrau policia”, ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes “Prit, çfarë shqiptari jam? Si mundem unë të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime dhe si mund t’i shkoj pas hienave që më ftojnë të sulmoj policinë për dicka që nuk e di as si ka ndodhur, të pres ca ka ndodhur”.

Duke qenë se edhe policia, edhe të tjerët që janë në krye të detyrës për këto punë janw mësuar tanimë me hienat, e filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, komplet, të gjithë historinë dhe Prokuroria nxjerr, bashkë me policinë që këtu nuk kemi të bëjmë me asnjëlloj tejkalimi të masës nga Policia e Shtetit, por kemi të bëjmë konkretisht me atë që u thanë se nuk dua t’i përsëris në respekt të familjes së viktimës dhe të vetë viktimës.

Si mund të arrihet deri këtu? Si mund të besohen këto hiena kur flasin për çfarëdo qoftë kur janë në gjendje ta kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje, kur janë në gjendje ta marrin një kufomë, ta shqyejnë në sytë e miletit, kamera më kamera e mikrofon më mikrofon dhe cfarë shqiptarësh janë ata që u venë mbrapa?

Mund të kesh njëmijë arsye që tii thuash “Lanet, sikterr” por nuk ka arsye në botë sot që të vesh pa hienave.

Kur njeriu kthehet në hienë, nuk bëhet më njeri dhe kur njerëzit shkojnë pas hienave, rrezikojnë të bëhen edhe ata hiena, kjo është e vërteta.

Ashtu sikundër, po kaq e vërtetë është që Shqipëria e njerëzve të punës, Shqipëria juaj, Shqipëria e atyre si ju, qoftë në fshat, qoftë në qytet, është shumë herë më e madhe dhe shumë herë më e fortë sesa edhe ne të gjithë së bashku e mendojmë.

Shikoni se çfarë transfromimi ka ndodhur këtu nga momenti kur e filluam këtë rrugëtim bashkë. Këtu nuk kishte, këtu ishin me gishtat e dorës pikat e grumbullimit. Këtu nuk bëhej llaf, këtu flas jo në këtë zonë por në këtë sektor, nuk bëhej llaf të gjeje fermer të regjistruar me NIPT të regjistruar sepse ju thoshin “Mos u regjistroni, jeni njerëz të lirë, mos figuroni fare asgjëkundi, rrini në hije se pastaj do vijnë tju marrin gjithë ccfarë keni”.

Sot kemi 82 mijë fermerë të regjistruar dhe ndryshe nga ccfarë ju thanë, sot jeni të vetmit fermerë, akoma, në Europë dhe në rajon që nuk paguani asnjë taksë, sepse ende nuk është koha për të kërkuar taksa prej jush, sipas nesh, që kemi mbytur popullin me taksa.

Fol e fol, gënje e gënje sepse gënjeshtra, e thotë vetë populli jonë shqiptar, i menccur dhe i urtë, që nuk ia kalon kush në shkathtësinë e të menduarit, vrapon e merr xhiron e botës kur e vërteta akoma nuk ka veshur pantallonat. E tërheq gënjeshtra njeriun, është më terheqëse sesa e vërteta. Dhe kështu, gënje, gënje, gënje dhe mbetet në fund gënjeshtra në kokën e njeriut,  ndërkohë që e vërteta duhet të përpiqesh pafundësisht që të zërë një vend të vogël aty.

Kur njeriu është në punën e vet dhe nuk ka nge të rrijë e të shohë, se nuk ju gënjen dot njeri juve për punën tuaj, se nuk ka si ju gënjen se ju e dini vetë punën tuaj mirëpo ata, të tjerët që nuk e dinë punën tuaj, mund t’i gënjejë kush të dojë për punën tuaj, duke i treguar lloj-lloj marrëzish.

Faktikisht, ja ku jemi sot. Jo vetëm 82 mijë të regjistruar, nga thuajse fare, por sa shumë pika grumbullimi, sa shumë pika përpunimi, të cilat të tëra janë të pamjaftueshme në rast se ne mendojmë se ku mund të arrijmë, se ku duhet të arrijmë dhe ku do të arrijmë për ta ccuar deri në 1miliardë brenda kësaj dekade eksportin bujqësor.

Ama, na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara nga dhjetëra vite, pamë që ne mund tia dalim bashkarisht, por mund tia dalim me durim, se ju e dini shumë mirë që nuk ndodh që farën ta hedhësh kështu dhe të kthehesh e të vjelësh produktin. Jo, farën do e mbjellësh, do e punosh, do e presësh, do e ushqesh, do e ujisësh, do përballosh edhe goditjet kur vjen ndonjë gjë nga lart që nuk ke se ccfarë i bën, do rivazhdosh, do riçohesh në këmbë dhe në fund do marrësh produktin.

Njësoj është edhe ajo që ne po bëjmë. Kemi hedhur një farë të re mbi atë llum kanalesh të bllokuar e fermerësh të lënë si në mesjetë nga pikëpamja e shtetit, por ama në këmbë falë punës së tyre.

Sot kemi ende toka të papunuara, në një përqindje të vogël por ne nuk duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore  jo më hektarë të tërë.

Pranaj, i kam kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale të ulen bahskë me ju dhe njëkohësisht të punojnë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të vënë një normë të re ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë e të rrijë rehat dhe të thotë “Jo, nuk ta jap ty me qera, nuk ia jap kujt ta punojë, mos ta prekë njeri se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra”.

Këtë nuk e lejon asnjë vend sepse toka aq sa është e jotja private e ta gëzosh t’i shohësh hajrin, aq është edhe pasuri publike. Nuk mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë.

Ashtu sikundër, tregjet. Kemi nevojë për një sistem të ri tregjesh, tregje, të cilat të jenë tregje në dispozicionin tuaj shumë më tepër secc janë tregjet ekzistuese që janë shumë të shtrenjtë dhe që ju krijojnë shumë probleme.

Për këtë, kemi 5 të parët që janë projektuar, janë financuar dhe shumë shpejt do jenë në dispozicion. Ashtu sikundër, gjëja që më në fund kryetarët e bashkive e kanë kuptuar pasi më ka vajtur goja mbrapa, bashkimet për të ndërtuar pika grumbullimi, agropërpunimi aty ku ka ende nevojë pa pritur për një sipërmarrës e të vijë ta ndërtojë, se qeveria nuk ndërton dot pika grumbullimi. S’e bën në asnjë vend të botës. Pikat e grumbullimit i ndërtojnë ata të cilët i shfrytëzojnë. Sipërmarrësit ose shoqëritë e përbashkëta, mes jush dhe bashkisë. Keni nevojë për një pikë grumbullimi?! S’ka nevojë fare të çoheni e të thoni duam një pikë grumbullimi. Po duhet të mblidheni, të uleni me kryetarin e bashkisë, të bëni një shoqëri të përbashkët, ju të vini 1 lek, kryetari i bashkisë të verë 3 lek dhe pastaj të bëni një aplikim të përbashkët, të merrni mbështetje nga fondet europiane përmes AZHBR-së, nga skenat kombëtare përmes AZHBR-së ose kredi me garanci sovrane të qeverisë dhe është e juaja. E punoni, i shikoni hajrin. Pse duhet të presim, por këtë iniciativë duhet ta marrë bashkia dhe do ta marrë patjetër. Keni ende segmente rrugësh në funksion të bujqësisë brenda përbrenda për të bërë edhe ato duhet dhe do t’i bëjmë, por ama, kur më thonë disa që s’e dinë, s’e kanë idenë dhe nuk i vë faj, s’ka rrugë në fshat. Po si s’ka rrugë në fshat? S’është bërë asnjë rrugë në fshat?  Po si s’është bërë asnjë rrugë në fshat? Natyrisht që ka rrugë të pabëra në fshat po ne e kemi ndryshuar komplet qasjen. Nuk kemi bërë rrugë se janë ca vota këtu e janë ca vota atje. Të gjitha ndërhyrjet i kemi bërë në funksion të prodhimit, të turizmit. Aty ku janë tokat, aty ku është puna dhe aty ku mund të krijohet punë më shumë. Siç ishte rasti dje.

Ishim dje me Fridën në Elbasan, Taulani e njeh shumë mirë zonën se ka qenë nxitësi kryesor i atij segmenti tjetër që u bë aty ku ishim ne, menjëherë aty nga një zonë ku nuk punonte askush e rrinin nëpër kafe se s’kishin çfarë bënin është kthyer në një zonë ku s’kishte një pëllëmbë toke të papunuar. Po ato janë investimet e duhura. Ose për turizmin, agroturizmin, natyrisht që ka segmente rrugësh, po do presim pak se nuk i bëjmë dot të gjitha përnjëherë.

Më thonë nuk ka ujë në Shqipëri. Si ore nuk ka ujë?! Sigurisht që nuk ka kudo, po ama mos harroni që edhe në kohën e komunizmit nuk ka pasur ujë kudo. Nuk mund t’i kërkohen një qeverie në dy mandate të bëjë të gjitha ato gjëra që nuk u bënë në 100 vjet. Do doja shumë që t’i bënim dhe do kishim bërë shumë më tepër, por ndërkohë 1 mandat na iku me tërmet dhe pandemi. E po bënim një llogari, sikur ato para që ne kemi harxhuar për tërmetin, se kemi vënë shumë se thoni ja u dha Europa, jo mo zotëri, nuk është e vërtetë. Ato para që na kanë dhënë donatorët janë të gjitha të dedikuara për një pjesë të programit të shkollave dhe të trashëgimisë kulturore. Rimëkëmbja e Kalasë së Krujës, sw Durrësit e kështu me radhë, e për disa programe të tjera, jo ujësjellësi në Durrës, peshkimi në Durrës e me radhë.

Çfarë keni parë shtëpi të ndërtuara dhe një pjesë të shkollave janë të tëra buxhet i shtetit përjashto Laçin dhe atë që po bëhet tani, që s’e keni parë se nuk është ndërtuar akoma, Spitallën. I pari me qeverinë turke, me presidentin Erdogan, e dyta me presidentin e Emirateve, ish-princin e kurorës që tani është dhe president, pra figura numër një e Emirateve, sheiku Mohammed bin Zayed. Të gjitha të tjerat kanë shkuar nga buxheti. Ashtu sikundër për pandeminë, ashtu sikundër dhe tani. Një paketë e parë në fillim, fondet e shtuara tani, kemi shtuar fonde të tjera për naftën tuaj dhe të peshkatarëve. Kemi shtuar fonde për transportin e atyre që nuk kanë makina për të lëvizur nëpër qytet, po lëvizim me autobus ose ndërqytetas. Kemi shtuar pagat. Kemi riindeksuar dy herë pensionet. Dhe e dini çuditërisht kujt i janë rritur më shumë pagat?! Pedagogëve! Askujt me përjashtim të policisë të Shtetit, të një pjese, të punonjësve të bazës, askujt nuk i janë rritur pagat saç i janë rritur pedagogëve. Çfarë duan ata? Askujt 15%.  7% ia rriti qeveria, 8% i rritën vetë sepse janë autonomë dhe kërkojnë prap. Nuk janë të gjithë. Shumica e pedagogëve janë në auditorë. Ka fakultete të tjera që s’e kanë ndërprerë mësimin asnjë sekondë në asnjë klasë. Këta janë një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si, e një figure të SHIK-ut që e thotë me krenari që kam qenë në SHIK, le të jetë krenar sa të dojë, se nuk kemi ç’bëjmë dhe të një grushti, grupi, turme që nga foltorja del nëpër dyert e universiteteve e bën shfaqje sikur brenda bëhet nami dhe falë atyre ekraneve që thashë, ose i shërbejnë politikës së hijenave ose duan para, tendera, leje, legalizime katesh pa leje. Ky është realiteti. Natyrisht që rritja e pagave nuk është e mjaftueshme për të thënë rrini të qetë tani dhe mos kërkoni se nuk ka këtu për të ndenjur të qetë e për të mos kërkuar ndërkohë që lufta ka sjellë një inflacion që na godet, po nga ana tjetër le ta themi të vërtetën deri në fund. Ne kemi inflacionin më të ulët në rajon sepse jemi vendi ku çmimi i energjisë është po ai që ishte edhe përpara luftës ku unë dola pak a shumë sot e një vit më parë, s’kishte filluar lufta, e thashë që jemi përpara një krize të madhe energjetike. Ju kujtohet filluan, ja ky sajon kot, se ky s’rri dot pa fatkeqësi. Urdhëro ku jemi e çmimi filloi të rritej përpara luftës sepse kishte filluar Vladimir Putini të bënte lojën e tij dhe të vinte bastin e tij. Basti i tij është gjunjëzimi jo i Ukrainës, po i Perëndimit. I gjithë vendeve në perëndim të Rusisë që janë vende demokratike ku përfshihemi e ne të gjunjëzohen dhe hijenat tona janë në shërbim të anës së keqe të këtij basti. Kur ka dalë Taulanti, me Erjon Braçen, Elisën e nuk e di kush tjetër dhe kemi thënë që Partia Demokratike  financohet nga para ruse, u hodhën të gjithë përpjetë. Janë sajesat e Sorosit, e regjimit, klithmat e dëshpëruara të Edi Ramës që është në ikje e sipër, unë u bëra kaq vjet në ikje e sipër, dhe sot kur ajo që ne thamë atëherë, na del në raportin e CIA-s, këta fillojnë, jo unë nuk dija gjë, si ajo historia e atij me qershitë, që hëngri e hëngri dhe tha, “hec”. Dhe pastaj kur u zgjua rrinte e shihte, është lagur kjo apo nuk është lagur ajo. Njësoj, i hëngrën bashkë, të tërë, e tani rrinë ia shohin njëri-tjetrit, kush e kishte të lagur e kush e kishte të pa lagur.  Ata janë të tërë të zhytur komplet. Ajo nuk është e gjitha dhe sot po ta shikoni, historia e gjithë lidhet. E gjitha lidhet! E nuk e thoshte kot legjendari at Zef Pllumi. e kam dëgjuar me veshët e mi, thoshte do të dish se kush ka bashkëpunuar më shumë me sigurimin e shtetit? Shih ata që bërtasin më shumë kundër sigurimit të  shtetit.

Kush bërtet shumë kundër diçkaje, dijeni që e ka një hall, gjithmonë. Ka diçka të fshehtë. Kush sot bërtet më shumë për Kosovën e për patriotizmin e për krenarinë kombëtare, në fakt historia tregon që ka diçka për të fshehur. Nuk është e rastësishme ajo e Këshillit të Europës. Si është e mundur që delegacionit rus, që ishte nxitësi kryesor i asaj poshtërsie ndaj gjithë kombit shqiptar që na vuri me vulën e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës këtu në ballë damkën e trafikantëve të organeve njerëzore, iu bashkua Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në qeveri, si ka mundësi? Ndryshe, pse nuk iu bashkuam ne? As Damian Gjiknuri që ishte anëtar i delegacionit të partisë socialiste, por as Shpëtim Idrizi, që ishte nga opozita në atë kohë, pse nuk iu bashkua? Pse iu bashkua pikërisht Partia Demokratike delegacionit rus për ti ngulur, për t’ia lënë në ballë këtë vulë pse na dolën paratë e rusëve me partinë demokratike, për çfarë mund t’i japin rusët para Partisë Demokratike? Për se? Mund të më thoni për se? Vetëm për një gjë, për të bërë gjullurdi këtu, se çfarë u duhet tjetër rusëve?

E po ju them që do të dëgjojmë të tjera, se nuk ka se si të jetë ndryshe e kështu do të ndodhi. E vërteta vonon por nuk harron, por është e dhimbshme që edhe në një kohë si kjo, ne nuk jemi bashkë. Jo bashkë në një parti, jo bashkë për të votuar bashkë, jo, por të jemi bashkë për të mos u ndarë tek faktet, të jemi bashkë si një popull dinjitoz, se nëse nuk e kemi vetë ndjesinë e dinjitetit e të krenarisë, nuk ia tregojmë dot të tjerëve, e nëse nuk e kemi vetë kujdesin që dinjitetin tonë ta ushqejmë jo vetëm për vete por gjithë bashkësinë tonë, duke mos u legenosur fare në pikën që të rrimë e të shpërfytyrojmë të vërtetën e të hamë të vdekur në televizor, “çohuni se e vrau policia”, por duke rënë dakord që kjo luftë e para, nuk kemi dorë ne. E dyta, inflacionin e luftës nuk e solli as njëra palë as pala tjetër, e solli Vladimir Putini dhe nuk e solli në Shqipëri, e solli në të gjithë botën dhe valën më të rëndë, se më afër e ka Europa dhe në Europë jemi dhe ne Shqipëria, është edhe Fieri, në Fier është dhe Kafaraj dhe në Kafaraj janë të gjithë. Si mos jemi dakord ne me këtë? Si mos jemi dakord ne me faktin që në Shqipëri energjia në faturën e energjisë elektrike ka një çmim që është një çmim i mbrojtur dhe që është në realitet shumëfish më i lartë dhe atë pjesën tjetër e paguan buxheti i shtetit me vullnetin e kësaj qeverie? Si mos jemi dakord? Ky është fakt. Por si mos jemi dakord ne për faktin që nuk është e mundur teorikisht të rriten rrogat më tepër sot pedagogëve, ndërkohë që nuk rrisim dot më tepër sot rrogat e zjarrfikësve. 7% zjarrfikësit, i japim dhe 7% pedagogëve, pedagogët i japin dhe 8% vetes dhe shumë mirë bëjnë se janë në kuadrin e autonomisë së tyre, po si mund të kërkojnë më shumë e si mund të thuhet që duhet ta marrin atë më shumë? Kjo do të thotë të përçash, kjo do të thotë të nxisësh urrejtje, mllef, duke gënjyer për të përfituar nga dëshpërimi e nga mërzia.

Sidoqoftë për të mos e zgjatur më shumë, dua t’ju them që është koha të hyjmë në një fazë tjetër, ne nuk duhet të lëmë për asnjë moment punët. Jemi në gjendje sot të bëjmë këto që bëjmë e të kemi këto shifra eksporti pikërisht sepse nuk i kemi dëgjuar të marrët që thonin lërini investimet e shpërndani lek. Është njësoj si t’ju them unë juve, mos shkoni më ta punonin tokën por shitini të gjitha çfarë keni për të ngrënë. Po mirë, do keni më shumë për të ngrënë, por deri kur? E kur t’ju mbarojë ajo u do ti gjeni të tjerat? Do shisni shtëpinë? Ja kjo është logjika lërini investimet e shpërndani paratë për të ngrënë sepse investimet bëhen nga të ardhurat, të ardhurat ngrihen nga puna. Nëse ne lëmë investimet sa njerëz nuk do vazhdojnë të punojnë? E çfarë të ardhurash do mbledhim? Që ti shpërndajmë? E për sa vite mund të vazhdojë kjo lojë? Ja kjo është historia. Dhe ju e dini këtë më mirë kështu që ju kërkoj ndjesë që ju mbajta ulur nën diell kaq gjatë. Shumë faleminderit! Shumë respekte! Qofshi të bekuar dhe vetëm përpara, faleminderit!

Top Channel