LAJM I FUNDIT/ Përplasja verbale me ministrin Malaj, Shehaj përjashtohet nga seanca
Nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, i ka tërhequr vërejtja Agron Shehajt, kreu i partisë ‘Mundësia’, për fjalorin ofendues që po përdorte në drejtim të kolegëve të tij socialistë.
Pjesë nga diskutimi:
Agron Shehaj: Po çfarë bën kështu mo Bido, si mund ta katandisësh veten kështu? Taulanti ka 30 vjet në politikë, para se të humbiste nderin, moralin, iu desh kohë. Nuk është kaq e thjeshtë, ti je një drejtor i vogël Bido, ah çfarë ka bërë Balla për të arritur aty ku është. Nuk mjafton të dalësh kundër protestuesve… pafytyrësia jote nuk ka limit, çdo ditë del dhe na sulmon. Që ta dish, se duhet të mësosh pak nga Taulanti se gënjejnë më mirë se ty…
Klodiana Spahiu: Kërko falje për fjalorin e përdorur ndaj kolegëve, këtu nuk kemi palaço, nëse ti njeh njeri për palaço shiko gjeje në vend tjetër. Ke 10 minuta që nuk flet asnjë fjalë për interpelancën, por merresh me kolegët e tu.
Agron Shehaj: S’ke turp?!
Klodiana Spahiu: Çfarë the? Ju tërhiqe vëmendjen për fjalorin e përdorur. Jepja fjalën të vazhdojë duke kërkuar falje për kolegun Bido… S’ka as palaço as legenë këtu, kërko falje dhe pastaj vazhdo fjalën aty ku e ke lënë.
Klodiana Spahiu: Vazhdoni, keni kohën për tu marrë me kolegët. Meqenëse keni kërkuar interpelancë me ministrin e infrastrukturës. Keni 25 minuta që merreni me kolegët.
Agron Shehaj: Nuk e vendosni ju se çfarë do të flas unë.
Klodiana Spahiu: Keni 25 minuta që merreni me kolegët, ky është qëllimi i interpelancave që kërkoni ju.
Agron Shehaj: O Perëndi e madhe. Do të më jepni minutat e mia apo jo?
Klodiana Spahiu: Vetëm të merreni për të intimiduar dhe ofenduar kolegët tuaj. Ky është qëllimi juaj.
Agron Shehaj: Çfarë them unë dhe çfarë bëj unë që ju jeni të shqetësuar
Klodiana Spahiu: Jam e shqetësuar sepse ju duhet të zbatoni rregulloren dhe në rregullore është shkruar e zeza në të bardhë.
Agron Shehaj: Do të më lini të përfundoj.
Klodiana Spahiu: Zbatoni rregullore, 20 minuta u morët vetëm m ofeza ndaj kolegëve. Ju vini për të bërë filmin e radhës zoti Shehaj. Është filmi i gabuar. Nuk mund të merresh me kolegët.
Agron Shehaj: Mos u shqetësoni zonjë kryetare se çfarë u bëj unë këtyre nuk është asgjë.
Klodiana Spahiu: Është turp, është turp zoti Shehaj çfarë u bën këtyre.
Top Channel