Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor
10/06/2026 22:02
Aksident me vdekje në Tiranë.
Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Top Channel