Heqja e “non gratës” për Berishën nga SHBA, Tritan Shehu: Një mësim historik, e vërteta fitoi

11/06/2026 11:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas vendimit për heqjen e “non gratës” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, nga SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Shehu e cilësoi këtë zhvillim si një “mësim historik” dhe tha se “e vërteta del gjithmonë në dritë”.

“Sot u dha një mësim historik. Historia u pasurua me një të vërtetë të madhe. E vërteta del, komplotet sado të errëta të jenë, e vërteta i asgjëson”, u shpreh Shehu.

Ai shtoi se ky është një sukses jo vetëm për Berishën dhe për ata që morën pjesë në rithemelimin e PD-së, por edhe një mesazh më i gjerë politik.

Sot u dha një mësim historik. Historia u pasurua me një të vërtetë të madhe! E vërteta del, komplotet sado të errta të jenë, e vërteta i asgjëson! Një mësim i madh ky, një sukses i pa masë! Jo vetëm për Berishën, jo vetëm për ata që me atë rithemeluan PD, me besimin e palëkundur tek e vërteta.
Por dhe për ata që komplotuan, për të kuptuar se komplotet dështojnë. Për të gjithë opinionin tonë dhe më gjerë.

Urime Berishës, urime PD, urime të gjithëve!”, u shpreh ai

Heqjen e non gratës së Berishës e komentoi dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili u shpreh se tani në protestë nuk do të jetë më slogani “Berisha në burg”, por “Berisha në Uashington”.

Ndërsa Flamur Noka tha “Sot për demokratët, për Partinë Demokratike, po për çdo qytetar dhe për çdo qytetar të lirë të këtij vendi, për çdo njeri që demokracisë i thotë demokraci, lirisë i thotë liri, është një ditë e madhe. Sot një betejë për dinjitet u fitua nga njeriu që ka fituar çdo betejë.
Sot Sali Berisha fitoi një betejë me forcat më të errëta jo vetëm të vendit, por edhe në nivel global. E vërteta vonon, por nuk harron“.

Top Channel