Alban Nimani kërceu këtë mbrëmje në “DWTS” nën ritmet e këngës së tij.

Me një version të ri të këngës “Asgjë sikur dielli”, Albani u përpoq të ishte romantik krah Odetës në skenë, por me performancën e tij zhgënjeu jurinë.

Valbona Selimllari tha se Albani nuk ka punuar fare, se nëse do të punonte, nuk do të ishte kështu sonte!

Partnerja e tij tregoi se këngëtari ka pasur disa angazhime këtë javë dhe nuk ka pasur shumë mundësi për prova, por të dy theksuan se nuk duan të justifikohen.

Edhe anëtarët e tjerë të jurisë, u shprehën se Albani duhet ‘të shkundet’ dhe të punojë më shumë për të sjellë kërcime më të mira. Për performancën që vetë Albani e cilësoi më të dobëtën e natës, juria dha 9 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Kodi i Albanit dhe Odetës është VIP1. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki u eliminuan të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel