Gent Hazi i shpëtoi eliminimit natën e kaluar, pasi në fund fitoi garën me Ilir Dushkajn.

Në klipin prezantues, ai u përlot kur kujtoi se vajza e tij, në fund të spektaklit përqafoi Dalinën, edhe pse kjo e fundit i dha vetëm 3 pikë. Duhet të mësojmë nga të vegjëlit, tha aktori mes lotësh.

Këtë herë, ai mblodhi forcat për të mbledhur më shumë pikë nga juria. Ai mori vlerësime pozitive me Bachata-n që kërceu nën ritmet e një kënge shqiptare, ashtu sikurse ai, por as publiku, nuk e kishte imagjinuar.

“Përmirësimi është i dukshëm, por unë akoma e shoh bllokimin, sidomos në pjesën e poshtme. Megjithatë, edhe padjeshka e fundit u realizua mirë, ia dolët”, tha Kledi Kadiu.

“Ke filluar ta ndezësh zjarrin, kështu që vazhdo dhe ndize më tej”, tha Valbona Selimllari.

Vlerësimet pozitive u përkthyen dhe në pikë më të lartë. Genti dhe Emanuela grumbulluan 24 pikë nga juria.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Kodi i Gentit dhe Emanuelës është VIP6. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki u eliminuan të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel