“Edhe sot është me Ramën”, Meta sulmon Bashën nga Kuçova: Për poshtërsinë e Lulushit opozita nuk ka asnjë këshilltar bashkiak

22/10/2022 12:08

Nga Kuçova, ku zhvilloi një takim me strukturat, kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë.

Ndërsa e quajti Rilindjen një sekt antishqiptar, Meta tha se synim i tyre është shpopullimi i vendit, ndërsa apeloi shqiptarët për bashkim pa dallime partiake e politike.

“Ku të gjej Shqipëria një klloun më të papërgjegjshëm. Është koha të bashkohemi të gjithë pa dallime politike e partiake, ka vetëm një ndarje sot, themelore e ekzistenciale ajo mes shqiptarëve e patronazhistëve. Patronazhistët kanë fryrë administratën për t’ju kontrolluar ju, por e kuptojnë edhe ata se kështu nuk vijohet. Por kjo është një betejë mes lirisë dhe dinjitetit, është një betejë për ekzistencën e kombit tonë. Kombin tonë e shpëton vetëm demokracia. Partia e Lirisë është e vendosur që sistemi demokratik mos dalë më jashtë loje e të kapet shteti nga një bandë. 2/3 e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë. Vendi me varfërinë më të lartë na rajon.” U shpreh Meta, ku ndër të tjera nuk kurseu as ish kryedemokratik Lulzim Basha.

Shqiptarët janë të neveritur nga hipokrizia e Rilindjes dhe janë të paduruar për ndryshim e protesta. E dinë mirë se ka ardhur ora e përballjes finale e të vërtetë. Jemi gjithashtu para zgjedhjeve vendore. Duke qenë para zgjedhjeve ju siguroj se qëllim I Partia e Lirisë është rivendosja e pluralizmit në të gjitha bashkitë e vendit. Edhe për poshtërsinë e Lulushit opozita nuk ka asnjë këshilltar në të gjitha bashkitë. Ishte kapur peng nga dosja Muzin, e kishte planifikuar prej kohësh djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhore.

Ishte Lulushi mu luste dhe më qante mua për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Sepse i thanë ata në Gjermani “ore vagabond’ mos thuaj atje në Shqipëri se të kemi thënë ne “ik nga Parlamenti, e bëj rrëmujë Shqipërinë ti”. Prandaj i thanë do bësh namin, një shashkë përdori në media që u hodh, i thanë do të përjashtojmë nga Partia Popullore Evropiane. Edhe m’u lut mua ai aman anuloje këtë të hyjmë në zgjedhje se kam bërë gabime. Ma dha datën 13 tetor Lulushi mua për të hyrë në zgjedhje.

Ky ishte mesazhi i Bundestagut të bëhen zgjedhje gjithëpërfshirëse. Po si shpjegohet që Lulushi as nuk u regjistrua, thjesht për të më justifikuar mua si president, u regjistruan të gjithë partitë e opozitës ky jo. Nuk e linte Rama. Ama nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli. Sot është kudo në cdo aferë me Ramën, edhe sot janë bashkë kundër pluralizmit politik, për të shkatërruar opozitën dhe opozitarizmin. Kanë ardhur nga jashtë, kanë ardhur me porosi dhe sillen si kolonizator.

Llogaritë I kanë bërë gabim, pluralizmi politik nuk është ekzekutuar dhe do triumfojë shumë shpejt. Llogaridhënie do të jetë për të gjithë këta bastardë që kanë dhunuar kushtetën e Shqipërisë.

Edhe një herë, ju siguroj se Partia e Lirisë dhe Ilir Meta do të jenë në krye të kësaj beteje që garanton funksionimin e shteit të së drejtës dhe ndëshkimin për të gjithë ata bastardë që i vjedhin shqiptarët dhe duan t’I poshtërojnë, ata I kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe nuk do kenë kohë as të pendohen. Sepse padurimi I qytetarëve është I jashtëzakonshëm. Përpjekjet e tyre për një regjim monist kanë përfunduar përgjithmonë, në zgjedhjet vendore opozita do fitojë bindshëm dhe PL do ketë një kontribut madhor.” tha Meta.

Top Channel