Të gjithë ndjemë nostalgji për Dr.Florin dhe sot, Ardit Çuni e solli artin e tij në skenën e “Dancing With the Stars” në formën më të veçantë, nëpërmjet një quick step-i.

Në këtë skenë në vitin 2012 jam ngjitur dhe unë, dhe Dr.Flori. Sot është emocion dhe përgjegjësi dyfish, tha artisti.

Kërcimin e nisi me një sparkatë që më pas u komentua gjatë nga juria dhe konkurrentët e tjerë, për ta vazhduar me hapa të shpejtë dhe të saktë, siç i vlerësuan anëtarët e jurisë.

“I gjithë kërcimi shkoi shumë mirë, ti ke shumë energji, të përgëzoj për këtë kërcim”, tha Valbona Selimllari.

“Përveçse je flirtues shumë i mirë me kameran dhe spektatorin, sot ti e ke shijuar si asnjëherë”, tha Armand Peza.

Arditi e kishte me merak vlerësimin e Dalinës, që e surprizoi me një nëntë, ndërsa në total ai grumbulloi 32 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Kodi i Arditit dhe Jorës është VIP8. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki u eliminuan të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel