Me këngën që fitoi “Top Fest 9”, Elhaida Dani synon sonte të marrë sa më shumë pikë nga juria dhe të dalë sërish në vend të parë.

Këngën “S’je më”, artistja e shoqëroi me një kërcim kontemporon. Nuk ishte thjesht një performancë, por një betejë ndjenjash mes jush, tha Armand Peza, që i tha Elhaidës se ishte më agresive se sa duhet dhe i kërkoi të jetë më feminile.

Dalina Buzi nuk i kurseu komentet pozitive për këngëtaren. Tortura ty të bën mirë, i tha ajo. Me këtë kërcim kontemporan, ajo mori pikët më të larta deri tani për natën e tretë, plot 32 pikë.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Kodi i Elhaidës dhe Ledianit është VIP9. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki u eliminuan të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel