Tre klube të Seria A në garë për Asllanin, në dy prej tyre luajnë tre shqiptarë

21/10/2022 19:16

Kristjan Asllani nuk po gjen shumë hapësirë ​​te Interi dhe për këtë arsye tre klube kanë shfaqur interes për ta huazuar shqiptarin në janar.

Mediet italiane raportojnë se tre emrat që kanë shfaqur interes të lartë për mesfushorin e kombëtares shqiptare janë: I pari është klubi nga ku inter e bleu, Empoli, pjesë e së cilit janë edhe dy lojtarë të tjerë të përfaqësueses “kuqezi”, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.

Një tjetër klub pjesë e së cilit është një tjetër lojtar “Kuqezi”, portieri Etrit Berisha, pra Torino.

Ndërsa emri i fundit që kërkon të huazojë 20-vjeçarin këtë janar është klubi i Spezias.

Megjithatë më tej mediet italiane theksojnë se Inter nuk dëshiron ta lërë shqiptarin të largohet, ndaj mundësitë që Asllani të ndryshojë skuadër në janar duken shumë të pakta.

Top Channel