Elona Duro u fut në rol për të kërcyer një baladë të Ermal Fejzullahut, këngë me të cilën artisti ka triumfuar vite më parë në “Top Fest”.

Ajo duhet të dukej e lënduar, pasi në fund partneri i saj vdes. Megjithatë, sikurse juria tha, moderatorja ra në grackën e këngës së trishtë, pasi dhe disa hapa i pati ‘të plogështuar’.

“Disa hapa ishin shumë amatorë, e humbiosni herë pas herë dhe ktheheni në bazë”, tha Dalina Buza. “Ajo që është më e rëndësishme është fshirja e këmbës me tokën, që duket sikur nuk bën hapin normal, mungoi energjia dhe e qeshura, por e di që kështu ishte kërcimi”, u shpreh Kledi Kadiu.

“M’u dukën të pastra lëvizjet e këtij fox trot-u, ti sot fluturove, ishte shumë e lehtë“, tha Armand Peza. Në përfundim të komenteve, juria i dha 25 pikë Elonës dhe Anxhelos.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Kodi i Elonës dhe Anxhelos është VIP14. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki ishin të eliminuarit e parë të spektaklit, të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel