“Do vemë taksë për prodhuesit e energjisë”, Rama: Pavarësisht vështirësive, nuk do mungojë bonusi për pensionistët në fundvit

22/10/2022 14:17

Gjatë një takimi në qarkun e Fierit me në fokus turizmin, kreu i qeverisë shprehu edhe një herë vendosmërinë për taksën ndaj prodhuesve të energjisë.

Rama tha se paratë e mbledhura nga kjo taksë do të shkojnë në mbështetje të njerëzve, ndërsa theksoi se edhe këtë vit, pavarësisht vështirësive ekonomike, nuk do të mungojë bonusi për pensionistët në fundvit.

“Do vemë tatimin për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Shesin me cmime stratosferë se ky është tregu, por do paguajnë më shumë. Do vëmë një taksë që nuk e kemi shpikur ne është direktivë e BE.

Paratë do i kthejmë në formën e mbështetjes për njerëzit, për pensionistët. Ndaj do vendosim sërish, pavarësisht vështirësive, bonusin e vecantë për pensionistët para vitit të ri, do bëjmë cmon ta marrin në fillim të dhjetorit. Do bëjmë cmos ti qëndrojmë edhe kësaj vale të tretë.” u shpreh Rama.

Top Channel