Nën këngën ritmike të Anjeza Brankës që rrëmbeu çmimin e Top Fest shumë vite më parë, Arbër Çepani rrëmbeu sot zemrat e jurisë me një Samba.

Në skenën e Dancing With The Stars, Arbri arriti të përcjellë një atmosferë si të ishte duke performuar në ndonjë plazh në Cuba.

Të paktën kaq mirë u prit nga komentet dhe pikët e jurisë.

Entuziazmi Erisës tregoi sesa mirë ishe ti sot. Punë e mirë, duket sikur sambën e ke në gjak”- tha Armandi.

Për mua e mbajti linjën e këtij zhaneri. Hapat anësore nuk ishin të realizuara deri në fund, duhet të bësh pak kujdes”- ishte kritika e kryetarit të jurisë Kledi Kadiut.

Sinkroni është i plotë. Ti je në habitatin tënd, sa unë harrova që je në skenë. E shijove deri në fund”- tha Valbona Selimllari.

Thelbi i çdo performance është që të jesh i besueshëm. Ti e arrite”- ishte komenti i Dalinës.

Ata arritën të merrnin 32 pikë nga juria e Dancing, duke ndarë kështu vendin e parë me Salsanon dhe Elhaida Danin.

Nëse Arbri dhe Erisa janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me mesazhin Vip4.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki ishin të eliminuarit e parë të spektaklit, të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel