Në natën e tretë të “Dancing With the Stars”, konkurrentët do të kërcejnë nën ritmet e këngëve fituese të “Top Fest”, ndër vite, duke na bërë të gjithëve nostalgjikë, teksa shijojmë muzikën më të mirë shqiptare.

Spektakli nisi me një nga këngëtaret që kanë triumfuar në festivalin e këngës në Top Channel, Besa Kokëdhimën. Në një podium të krijuar posaçërisht për të, Besa dhuroi spektakël për publikun dhe teleshikuesit.

Moderatorja Bora Zemani, pas performancës, e pyeti artisten se për cilët nga çiftet bën tifo dhe pasi përmendi disa nga konkurrentët, Besa tha se është me Ledionin dhe Irini Qirjakon.

Këngët triumfuese të 12 sezoneve të “Top Fest” do t’i shijojmë ndryshe sonte, shoqëruar me koreografinë e krijuar nga balerinët profesionistë!

Ndërkohë, këtë javë, “DWTS” nis me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki, ishin të eliminuarit e parë të spektaklit, të premten e kaluar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel