Policia ka goditur një tjetër rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 7 persona, ndërsa u procedua penalisht një tjetër.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Gziq, Mirditë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel