Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, përfundon në spital pasagjerja

25/11/2021 14:30
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mesditën e sotme në në lagjen nr.15 në qytetin e Durrësit.

Rreth orës 13:50, janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel